Pak pas prezantimit të qeverisë së re, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Kështu, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka me anë të një statusi nuk kurseu ironitë, duke shtuar se Rama nuk zhgënjeu me emrat e rinj të ministrave.

MESAZHI I PALOKES
Rama nuk zhgenjeu.
Ruci, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, Xhafaj, Bushati, Peleshi, Klosi, Qato…Nje bashkim i kryehajduteve te kater viteve te shkuara (qe jo rastesisht ishin dhe ne krye te sistemit te blerjes se votave) dhe perfaqesuesve me te denje te nomeklatures kriminale komuniste, pinjolle direkt te ish Byrose Politike.
Duke ju referuar dhe statusit tim perpara zbulimit te emrave. Po edhe ne ate aspekt Rama nuk zhgenjeu, ia kaloi Caligules.
Ka nje shprehje qe thote se “cdo popull meriton qeverine qe ka”
Nuk e di a e meritojme vertete te drejtohemi nga keta…?

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes.  Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Ndërkohë ka reaguar edhe kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha.

DEKLARATA E LULZIM BASHËS:

Kjo është qeveria e kons​olidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se “takimet me popullin" dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin. 

Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.