Gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS-së, Rama foli për 10 tipare që do të ketë mandati i dytë i së majtës.

FJALA E RAMËS PER 10 TIPARET

Nëse dikush ka ndonjë gjë të paqartë apo nëse unë nuk jam i qartë në çfarë po them, kthejeni pak kokën majtas e djathas. Fusha e betejës së 25 Qershorit është e freskët për të parë se si iu ndodh kur vjen dita e gjykimit partive dhe politikanëve, atyre që partitë i kthejnë në klane.

Është e artë kjo mundësi që kemi për të ndërtuar bashkë me njerëzit një forcë të re në qeverisje. Kjo forcë do ishte shprehja më kuptimplotë për të respektuar vullnetin e qytetarëve t 25 qershorit për të qeverisur vetëm, por me shqiptarët, për Shqipërinë, larg dasive të së shkuarës.

Tipari themelor i këtij mandati kuqezi duhet të jetë ‘gjallë vdekur’ besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe familjeje të zakonshme të këtij vendi. Do jemi një parti, grup parlamentar, qeveri besnike ndaj tyre. Nëse do rendisja 10 tipare kryesore që duhet të ketë mandati i ri në krye do ishte besnikëria ndaj vendit; më tej vullneti i palëkundur politik për reformat. Kjo do të thotë se do qeverisim me kurajo përballë cdo rezistence për ruajtjen e statukuosë.

Ju e patë prezantimin e Nikos dhe Arbenit. Nuk janë gjëra që nuk i keni ditur, por nuk kemi mundur t'i bëjmë. Jemi vendi me më pak punonjës në rajon dhe jemi me më shumë drejtorë në rajon. Jemi vendi me tepsinë më të madhe në rajon.

Së treti, do sulmojmë njëkohësisht në të gjithë frontin e punës, me të gjitha forcat tona duke kryer operacione intesive në çdo zonë të infektuar të organizmit shtetëror.

Së katërti, gatishmëria e vazhdueshme e dialogut me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Opozitës do t'i shtrijmë dorën në çdo hap.

Së pesti; operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në ttugë të pashkelura më parë. Do të nisim punën që këtë javë me ministrin e ri dhe parlamentin për ta zgjedhur programin një miliard, duke cuar një qasje të re buxhetore për ujin, shkolla dhe spitalet.

Do të bëjmë largime në bllok drejtorësh siç janë drejtoritë e të ashtuquajtura të Bujqësisë. Ose e famshmja, Policia Gri sepse arsye e ekzistencës së këtyre strukturave ka vdekur me kohë por ato janë mbajtur në jetë dhe janë fryrë nga sistemi kanceroz i koalicioneve.

Nuk do të ketë shtet tjetër në Evropë që ka më pak dokumente se ne. Ky duhet të jetë parimi. Do të bëjmë çmos vendosjen e një rregulli bazë në shërbimet publike. Historia shko atje, duke atje, paraqitur atje, duhet të mbarojë. Të gjitha destinacionet do të jenë të zyrës që ofrojnë shërbime.

Së shtati afrimi këmbëngulës i komiteteve i grupeve të interesit në politikbërje, duhet të jetë tipar dallues i joni nga të tjerët, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet dhe administrim. Na duhet një bindje e thellë që pa ta ne jemi të humbur, na duhet shumë mund e durim derisa t’ja dalim. Edhe afrimi i njerëzve të rinj në qeverisje është shumë më tepër , na duhet më shumë besnikëri ndaj këtij vendi që nuk është prona jonë, s’është hipoteka e PS, madje e vetëm atyre që kanë votuar për ne.

Me njerëzit tanë në nivelet e poshtme të partisë që unë e them hapur s’janë të gatshëm ta rrokin idenë se lamtumira e tepsisë së pushtetit s’duhet të shtyhet asnjë ditë por duhet të ndodhë ditë për ditë.

Së teti aftësia vetëkritike duke niur nga ministrat tanë, si cilësi e procesit të qeverisjes. Për këtë aspekt do përqëndrohemi ne ministat e parlamentit të ri do nënshkruajnë bashkë me mua një marrëveshje mirëkuptimi me asamblenë kombëtare jo formale por parimesh, për tu respektuar në rradhë të parë nga anëtarët e kabinetit qeveritar në raport me asamblenë dhe grupin parlamentar.

Së nënti na duhet një tipar që nuk na mungon por duhet ta forcojmë, disiplina shëmbullore në zbatimin e strategjisë së komunikimit, partia, grupi, qeveria si një fuqi e vetme. Aftësia për të thënë me falni, që nga kolegu deputet deri te populli mbarë është jetike për fatin e ksaj betejë.

Një tipar që të gjithë kemi krenarinë ta konsideromë tipar të qeverisjes së derisotme, por duhet të na karakterizojë shumë fort, dinjiteti në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektueshëm por duhet përforcuar sidomos në nivelin e përfaqësimit të diplomacisë sonë.-tha Rama.