Një 36-vjeçar nga Shijaku është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi nga kontrolli i ushtruar nga rrugorët ka rezultuar se E. Kuçi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin:

Emiljano Kuçi 36 vjeç, banues në Shijak.

Kuçi, tek Mbikalimi i Sukthit u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip Volvo në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.