Niko Peleshi ka paraqitur sot një raport për ristrukturimin e institucioneve, nga ku bie në sy një numër i madh drejtorish që shkrihen. Doganat dhe Tatimet do të bëhen bashkë, teksa Peleshi tha se do të bëhet organizimi i një agjencie të bazës qëndrore të të dhënave, dixhitalizimit të regjistrave të cdo institucioni pasi dobësitë e sistemit qeverisës janë të dhënat, statistikat. “Sektori i statistikës të forcohet”, tha ai.
Peleshi tha se do të ketë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe ata me shumë persona në staf.





