Ka mbërritur me 20 minuta vonesë kryesocialisti Edi Rama në ambientet e Hotel Sheraton, ku po mbahet Asambleja e PS. Ky forum i socialisteve u hap me fjalen e kryetarit, Gramoz Ruci, i cili tha se PS nuk e trajtoi me eufori fitoren e 25 Qershorit.

“Fitoren e 25 qershorit PS nuk e pa me eufori, por me modesti, gjë që u shpreh që në deklarimin e parë të kryetarit të partisë pas dhënies së rezultatit përfundimtar. U ngritën 4 grupe pune për të përgatitur këtë mbledhje të asamblesë kombëtare, por edhe për të bërë realitet angazhimet elektorale që ne morëm”, tha Ruci.

Rendi i ditës

Grupi i parë ishte për performancën e deputetëve

Grupi i dytë për përfundimet për aksionin e dëgjesave publike

Grupi i tretë për ristrukturimin e institucioneve

Grupi i katërt për lehtësimin e procedurave burokratike

Grupi i pestë për bilancin e zgjedhjeve

Projektvendimi për zgjedhjet e reja në parti

Fjala e kryeministrit për 25 Qershorin