Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj administratorit të një firme, i cili duke shpërdoruar detyrën, akuzohet se i ka kryer vjedhje të mëdha kompanisë ku punonte.
Akuzat janë ngritur nga pronari i firmës, shtetasi M.I. vjeç 35, banues në Austri, i cili e ka denoncuar në polici.
Bëhet fjalë për shtetasin G.P., vjeç 65, banues në Itali.
Sipas kallëzimit të ngritur, 35-vjeçari e akuzon se duke shpërdoruar detyrën, administratori 65-vjeçar i ka vjedhur firmës 1.009 tonë skrap.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 2016-2017.





