Rrjeti më i madh social në botë, “Facebook”, ra për shumë përdorues. Me mijëra raportime u dhanë që nuk mund të hynin dot në faqen e medias sociale më të popullarizuar për rreth një orë.

Përdoruesit në të gjithë botën, përfshirë Evropën, SHBA-në, Brazilin, Japoninë dhe Australinë, nuk ishin në gjendje të identifikoheshin, sipas hartës së “Down Detector's”, shkruan “The Independent”.

Shumë persona mund të hynin në rrjet, por nuk mundeshin të ngarkonin foto, postime apo të dërgonin mesazhe.

Probleme pati edhe në Shqipëri.

Përdorues të “Instagram”-it raportuan gjithashtu probleme.