Hajdutët kanë mësyrë në një tjetër banesë në Durrës, e këtë radhë në qendër të qytetit.
Policia informon se mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 10:00, është vjedhur banesa e shtetases R.S., 55 vjeçe, në lagjen nr.3.
Mësohet se hajdutët kanë vjedhur një sasi lekësh, euro dhe një telefon tip Mikrosoft.
Edhe në këtë rast autorët nuk janë identifikuar, ndërkohë që policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.





