Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp pas takimit informal të zhvilluar në qytetin e Durrësit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Rama foli edhe për një raport të policisë holandeze që po diskutohet në Parlamentin e Holandës mbi rritjen e kriminalitetit në ketë vend nga shtetasit shqiptarë, të cilët do të kërkonin rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen.
Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë problem as me Holandën dhe me asnjë shtet tjetër të Europës.
“Kriminelët nuk kanë atdhe, janë njerëz që bëjnë krime dhe do paguajnë për veprimet e tyre dhe nuk i ndajmë nëse janë grekë, italianë apo shqiptarë. Prandaj dua të them se secili shtet të bëjë punë dhe të mos na shqetësojë”, tha Rama.





