Ndalohet një shtetas i dënuar me 8 vite burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Sot, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
Dorian Shehu, 26 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria ka lëshuar urdhrin e datës 24.03.2014, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 21-2013-1025/129, datë 11.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i cili është lënë në fuqi me vendimin nr. 37 datë 27.02.2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për shtetasin Dorian Shehu.
Kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





