Në Durrës kanë filluar të mbërrijnë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një takim joformal që po priten nga kryeministri Edi Rama.
Këtë herë takimi joformal zhvillohet në kompleksin e Vilave Qeveritare në Durrës.
Kryeministri Edi Rama pret sot kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, kryeministren serbe, Brnabic, kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic.
Në Durrës pritet të jetë i pranishëm edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. Temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.
Në orën 11:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.





