Një sasi prej 146 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës gjatë kontrolleve të territorit pas informacioneve në rrugë operative.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në trajtën e gjetheve dhe kërcejve.

Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.