Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Arrëz pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Qafë Mali-Fierzë. Sipas policisë, makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën një person. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.