Policia e Shtetit në bashkëpunim me punonjësit e kompanisë “ICTS” në kuadër të masave antiterror, gjatë skanimit të mallrave kanë zbuluar në aeroportin e Rinasit 3 pako postare me pjesë armësh luftarake të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare.
Pakot ishin nisur për jashtë vendit, ndërsa është hapur vetëm njëra prej tyre nga policia. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se linja tranzit që do ndiqej për transportin e pakove ishte Tiranë-Greqi-Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.
Njoftimi i policisë:
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.
Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.





