Dy persona në kërkim janë ndaluar nga uniformat blu të Durrësit.

Në pranga ranë Liljan Kaziu 49 vjeç, banues në Fushë- Krujë dhe Maksim Barysau 34 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15.12.2016, e ka dënuar Kaziun me 4 muaj burg për veprat penale “Trafikim të mjeteve motorrike” dhe “Falsifikim të dokumentave” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërsa ndaj Barysaut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë më datë 26.10.2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.