Kjo është fundjava e fundit e gushtit prandaj shfrytëzojeni për të bërë plazh, pasi temperaturat do të jenë të larta.

Sipas “Meteoalb”, temperaturat do të pësojnë rritje gjatë fundjavës dhe fillimin e javës tjetër duke kulmuar në datën 28 deri më 30 gusht.

Ndërsa do të kemi një rënie graduale të temperaturave për ditët e para të muajit shtator.