Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes pranë Vorës sapo del nga Tirana, ku dy makina si shkak i përplasjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në kanal.
Sipas qytetarit në vendngjarje, ishte makina tip “BMW” që i ka rënë makinës tjetër nga pas si shkak i shpejtësisë së madhe, shkruan “JOQ”.
Qytetari tregon që të dy makinave u kishte plasur airbag-u dhe besohet se ka të lënduar, por që janë dërguar menjëherë në spital dhe fotoja është bërë kur aty ishte vetëm polici.





