Dy drejtues motorësh janë arrestuar në flagrancë nga policia në Burrel pasi gjatë ditës së djeshme, në vendi e quajtur “Kryqëzimi i farmacive”, duke drejtuar dy motomjete janë përplasur midis tyre.

Policia sqaron se ka arrestuar shtetasit Mirgen T, 20 vjeç, dhe Jurgen H, 18 vjeç, të dy banues në Burrel.

“Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 15.30, datë 24.08.2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i farmacive”, qyteti Burrel, të dy këta shtetas duke drejtuar dy motomjete pa targa dhe pa leje drejtimi pas një manovre të gabuar në ecje e sipër janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në njërin nga motomjetet shtetasi B.D, i cili është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.