Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të publikuar në media, se në 18 muaj kanë ikur 270 mjekë nga Shqipëria.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka fajësuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për këtë eksod masiv të mjekëve.  

Statusi i plotë i Berishës

Rrokullisje e sistemit tone shendetesor nga qeveria e Norieges!

Eksod masiv i mjekeve, ne 18 muaj kane ikur 270 mjeke nga Shqiperia!

Te dashur miq, sipas mediave, urdheri i mjekut njofton se sistemi yne shendetesor eshte ne nje rrokullisje te madhe. Ai po perballet me eksode masive ,si kurre ndonjehere me pare, te mjekeve nga vendi.

Keshtu, ne 18 muaj, nga Shqiperia jane larguar 270 mjeke, nga te cilet 145 jane larguar gjate vitit te kaluar dhe 125 te tjere kane ikur ne 7 muajt e pare te ketij viti. Nderkohe ne nje seri rrethesh ne periferi te vendit mungojne specialistet per femijet, grate dhe fusha te tjera kryesore. Shkaku i kesaj braktisje te madhe te vendit nga mjeket, jane rrogat e tyre qe u ngrine per tre vite me rradhe, instalimi i sistemit te megakorrupsionit nga Rama-Beqja dhe kercenimet e perseritura te jetes se tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe qeverine, qe me politikat dhe qendrimet e saj ka shkaktuar kete rrokullisje, theksoj gjithashtu se keto te dhena jane nje kembane e vertet alarmi per shendetin dhe jeten e qytetareve te te gjitha moshave te Shqiperise.