Një automjet i cili ishte në ecje është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës.
Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA806GF është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse për të shuar flakët.
Fatmiresisht drejtuesi i mjetit ka mundur te dale jashte ne kohe dhe ka shpetuar pa lendime.
Nga ngjarja është bllokuar për disa minuta edhe trafiku. Shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike.





