Një i ri nga Shkodra është ndaluar nga uniformat blu në portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin me pasaportën e vëllait të tij.
Policia njofton se “Më datë 23.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Ç., vjeç 29, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 23:00, në terminalin e pasagjerëve u kap duke tentuar të kalojë kufirin me pasaportën e vëllait. Neni 189 i Kodit Penal.”





