Pranë drejtorisë vendore të policisë së Durrësit konstatohet fluks i personave të cilët aplikojnë për pajisjen me dokumentin e pasaportës në këtë periudhë. Ky fluks vjen edhe nga sezoni turistik kur emigrantët kthehen në atdhe për të kaluar ditët e tyre të pushimit si dhe për të riaplikuar për mjetin e rëndësishëm të identifikimit.

Anisa Hysesani, operatore pranë zyrës së shërbimit qytetar në DVP u shpreh se numri i aplikimeve në një ditë me fluks shkon në 200 aplikantë e për të përballuar këtë fluks janë marrë masa nga ana e kësaj drejtorie.

Mënyra e aplikimit për pasaportë sipas operatores Hysesani, nuk ka pësuar ndryshime, procesi i dokumenteve vijon të jetë e njëjtë si një vit më parë.

Periudha e verës njihet për shtimin e numrit të personave të moshave të ndryshme të cilët aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë.