Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pika e vetme e rendit të ditës së kësaj séance do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar se koalicioni PAN do të marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është e sigurt nëse do të mbahet seanca.