Ndodhej për të pushuar në një nga komplekset e shumta turistike përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, por kjo se ka ndaluar të konfliktohet për motive të dobëta me një grua, madje edhe ta kanosë atë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një kompleks turistik në Durrës, ndërkohë që dy protagonistët e grindjes janë nga kryeqyteti.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.L, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një kompleks në Durrës, ka kanosur shtetasen Sh.K, vjeç 45, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.





