Një çantë e dyshimtë është lënë para Ambasadës shqiptare në Itali, çka ka detyruar policinë të bllokojë rrugën duke vendosur kordonin e sigurisë.

Sipas “Corriere Di Roma”, çanta e dyshimtë ishte lënë mes dy hekurave para derës së pallatit ku ndodhet Ambasada shqiptare në rrugën “Ottaviano”.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke bllokuar trafikun dhe kalimin e njerëzve, por pas kontrolleve rezultoi se çanta ishte bosh, pa asnjë lloj objekti në brendësi.

Rruga u rihap për qarkullim pas 20 minutash.