Kohët e fundit numri i personave të gjetur të vdekur në banesë në qytetin e Durrësit ka shënuar rritje.
Temperaturat e larta të muajit gusht duket se kanë rënduar gjendjen shëndetësore të personave që vuajnë nga sëmundje kronike, duke i çuar në disa raste drejt vdekjes.
Kështu një ditë më parë, një 66-vjeçar që vuante nga hipertensioni është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i moshuari I.T. ka ndërruar jetë nga infarkti.
Në datë 21 gusht, DurrësLajm njoftoi për një tjetër rast vdekjeje në shtëpi, ku një 52-vjeçar, ditën e diel, ishte gjetur pa jetë nga familjarët në banesën në lagjen nr.18.
Edhe në këtë rast, policia arriti në konkluzionin se 52-vjeçari E.Xh. kishte vdekur nga shkaqe natyrale.





