Në banesën e një shtetasi në lagjen nr. 10 në Durrës ka rënë zjarri një ditë më parë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk kanë mbetur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në banesën e shtetasit R.D., 59 vjeç. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri mundet të jetë shkaktuar nga një masë elektike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.