Policia vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit që vrau serbin pas një sherri në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë.
Viktima është 37-vjeçari Perica Gavriloviq, pronar i një lokali, transmeton “albinfo.ch”. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale ishte sulmuar edhe shoqëruesi i tij, i cili kishte pësuar lëndime të rënda.
Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37-vjeçari ia kishte bërë gruas që ishte në shoqëri të shqiptarit: “çfarë çmendie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.
Komplimenti ka provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai duke e ofenduar dhe më pas duke e qëlluar me thikë.
37-vjeçari serb ka vdekur në spital, ndërsa vijojnë kërkimet për shqiptarin nga Kosova.





