Policia e qytetit të Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit Kleand Ahmetaj, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.