Me zhvillimin e teknologjisë, njerëzve u janë shumë krijuar lehtësira në jetën e përditshme me kalimin e viteve. Tashmë aplikacionet që ju ndihmojnë për t’u takuar me njerëz të ndryshëm mund t’ju ndihmojnë edhe për të kuptuar nëse partneri apo personi që pëlqen të tradhton.

Nëse keni përdorur Tinder, qoftë për të shkruajtur me dikë apo të tradhtoni fizikisht, atëherë jeni në probleme serioze.

Aplikacioni Swipebuster që kushton vetëm 7 dollarë, ju lejon që të kërkoni për dikë në Tinder dhe të zbuloni kur kanë qenë aktivë për herë të fundit, shkruan “The Independent”.

Nëse do mundoheni të justifikoheni duke thënë se thjesht keni harruar të çaktivizoni llogarinë tuaj, nuk do ia dilni.

Swipebuster mund të bëjë vetëm 3 kërkime për 7 dollarë ku zbulohet gjithçka. Ajo që duhet të shikoni është emri, mosha dhe vendi ku jeton.