Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur sot ditë zie në Kosovë, në nderim të ish-kryeministrit të vendit, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje.
Me vendim të presidentit të vendit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Ish-kryeministri i Kosovës nga viti 2002 në vitin 2004, Bajram Rexhepi, ndërroi jetë në moshën 63- vjeçare në një nga spitalet e Turqisë ku po trajtohej prej pesë muaj pas një sulmi në tru.
Arkivoli i Rexhepit tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku po mbahen homazhet.
Pas homazheve në Kuvend, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të mbahet mbledhje përkujtimore. Varrimi i tij do të bëhet në orën 16:30 në Mitrovicë.