Policia e kryeqytetit është njoftuar nga një qytetar për një çantë të dyshimte te “21 Dhjetori”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie si dhe njësia antieksploziv, për të verifikuar nëse kishte bombë në valixhen e braktisur.

Forcat RENEA nëpërmjet qenit me erë zbuluan se nuk kishte eksploziv, por rroba. Më pas u bë dhe hapja e valixhes së braktisur.

Kjo situatë shkaktoi dhe një trafik të gjatë te “21 Dhjetori” si dhe panik te qytetarët. Valixhja e kuqe duket se është harruar nga ndonjë qytetar.