Një studim i fundit në “Mekën” e teknologjisë konfirmoi atë që përflitet prej kohësh; bota hi-tech është mashkullore.
Sipas këtij studimi të kryer në Silicon Valley, femrat përbëjnë vetëm 10 përqind të personelit të angazhuar në punën kërkimore dhe ndërtimit të produkteve hi-tech, që nga pajisjet, programimet dhe deri tek sistemet.
Situata bëhet akoma më alarmante sa i përket hendekut të gjinisë në këtë fushë nga rezultatet e dalë nga testimi i disa të rinjve, ku vetëm 9.8 përqind e femrave arritën që të sigurojnë pikët maksimale në shkencat kompjuterike.
Analistët në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë thonë se ky është një handikap që trashëgohet nga shkolla fillore dhe propozojnë ndryshimin e programeve mësimore për të nxitur më shumë vajzat drejt botës hi-tech.
Teknologjia është burrë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
2 ora Rolex dhe 351 puro sekuestrohen në doganën e portit të Durrësit
Spanja i kërkon Italisë rikthimin e Shengenit deri në këtë datë
Vinicius Junior do të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2032
Shqipëria në flakë nga veriu në jug, IGJEO: Kujdes në fundjavë, rrezik i lartë për zjarre në 8 qarqe, mes tyre dhe Durrësi





