Dy ditë më parë, një 29-vjeçar me inicialet Gj.B. u arrestua në flagrancë në ambientet e spitalit të Durrësit, pasi rrahu bashkëshorten e tij për motive xhelozie.

Paraprakisht u tha se dhuna e ushtruar ndaj 29-vjeçares E.L. erdhi për shkak se burri aludonte se bashkëshortja e tij kishte lidhje me një tjetër person, por një version i tillë, i publikuar në media, hidhet poshtë nga policia e Durrësit.

Ngjarja shokuese e konsumuar brenda një institucioni shtetëror ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

Policia vuri në pranga bashkëshortin dhunues, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”.