“NINA” është titulli i serialit të shumëpërfolur që pritet të nisë në shtator të këtij viti në RTSH.

Pjesë e kastit janë emra shumë të njohur aktorësh si: Olta Daku, Roza Lati, Erjona Kakeli, Raimonda Bulku etj. Ndërkohë që publiku mezi po e pret, një tjetër surprizë rreth serialit duket në “horizont”.

Pjesë e “NINA” mund të jenë edhe Threedots dhe dyshimet i ka shtuar pikërisht Bruno përmes një video të postuar në Instagram.

Ai ka publikuar një klip nga plazhi ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së Justin Bieber, “Peaches”. Krah videos ai shkruan: “NINA” duke etiketuar edhe djemtë e produksionit, Flori Mumajesin dhe Klajdi Harunin.