Një sherr për motive banale ka përfunduar me një të plagosur në Bathore. Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka ndodhur pasi ata kanë fërkuar makinat me njëra-tjetrën, e më pas ka nisur konfrontimi fizik.

Mësohet se i plagosuri me inicialet A.G.,  është goditur me lopatë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. . Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet të jetë edhe autori i plagosjes, ndërsa bëhet fjalë për H.K. Burime zyrtare nga policia theksojnë se dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër.

Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një konflikt të ndodhur tek Ura e Babrrusë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
– Janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.