Një aksident fatal i ka marrë jetën në orët e para të mëngjesit të së martës një 29-vjeçari shqiptar.

Mediet italiane bëjnë të ditur se i riu shqiptar është identifikuar si Ergys Merhori, nga Kavaja.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit. Merhori ka humbur kontrollin e makinës së tij Docia Lodgy në kryqëzimin me rrugën Santa Lucia në komunën Mentata, Romë, shkruajnë mediat italiane.

Makina, sipas “Roma Today”, është përmbysur dhe ka përfunduar duke u përplasur me një mur në anë të rrugës.

I riu vdiq thuajse menjëherë, pasi plagët e marra kanë qenë fatale. Mjekët kanë mundur vetëm të bëjnë konstatimin se djali ka vdekur.

Djali jetonte në Santa Lucia, jo shumë larg vendit të aksidentit.