Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën rurale kryqëzimi i Shënkollit – Tale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip Fiat Punto drejtuar nga 37- vjeçari me inicialet G. B është përplasur me mjetin tip Opel, drejtuar nga E.V. 36 vjeç.
Për pasoje janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe një fëmijë i mitur 10 vjeç, pasagjer tek mjeti Fiat, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





