Një 29-vjeçar u arrestua ditën e sotme në Durrës pasi dhunoi bashkëshorten në ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit.
Policia njoftoi se shtetasi me Gj. B. ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe, për arsye xhelozie.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se burri kishte shkuar në spital të mjekonte dorën, pasi e kishte të lënduar. Ai shoqërohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjeçarja E.L. Aty mes tyre ka plasur sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka nje lidhje tjeter. Pas debatit, ai e ka rrahur ne ambintet e spitalit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.





