Një ngjarje jo shumë normale ka ndodhur paraditen e sotme në pikën e kolaudimit të mjeteve administruar nga kompania “SGS” në qytetin e Durrësit.
Një qytetar dërgoi mjetin e tij tip kamion për të kryer procedurat e kolaudimit, kur befas ngeli i shokuar nga skena që i ndodhi përpara syve.
Punonjësi i kompanisë, i cili mori në dorëzim mjetin, e rrëzoi ate në kanal gjatë kohës së testit. Mjeti u dëmtua dhe fotot dhe videoja në vijim tregojnë mjaft qartë se çfarë ka ndodhur (për videon kliko këtu).





