Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për kanosjen që i bënte përmes telefonit një shtetaseje është kapur nga policia e Durrësit.
Por para se të ndalohej nga efektivët e rendit ai është rrahur në mes të rrugës nga dy vëllezër 24 dhe 20 vjeç.
Në njoftimin e saj, policia e Durrësit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen nr.17.
34-vjeçari M.K. i akuzuar për kanosjen përmes telefonit të shtetases F.M. është rrahur nga dy vëllezërit E.M. dhe V.M., përkatësisht 24 dhe 20 vjeç.
E ndërsa 34-vjeçari ndiqet penalisht për veprën “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dy vëllezërit do të përballen me akuzën “Lëndime të tjera me dashje” në bashkëpunim.





