Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Elbasanit, kur një 14-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.
14-vjeçari ishte duke u larë në lumë së bashku me vëllain dhe kushëririn e vet.
I vëllai dhe kushëriri kanë tentuar ta shpëtojnë 14-vjeçarin, por nuk kane mundur dhe adoleshenti ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij.
Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë. Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.





