Një studente 27-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spital, pas përfshirjes në një aksident natën e së shtunës në Solarolo, përgjatë Felisio. Vajza e re shqiptare po udhëtonte me biçikletë, kur u godit nga një makinë tip Fiat Punto.
Ajo vdiq në spital dy ditë pas aksidentit. Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për Eligersa Bahën 27 vjeçe nga Shqipëria.
Aksidenti ka ndodhur natën e së shtunës rreth orës 20.00 dhe përplasja me makinën ka rezultuar fatale për studenten, e cila megjithëse u dërgua me urgjencë në spital mbylli sytë ditën e hënë për shkak të plagëve të marra.
27-vjeçarja ishte studente në Universitetin e Firences.





