Në një moment depresioni, një 19-vjeçare nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilaç pllakash.

Sipas policisë, shtetasja E.L. është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve, vajza e re është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një 77-vjeçar, banor i lagjes nr.18 ka varur veten me litar në shtëpi. Ka qenë policia që e ka gjetur të varur të moshuarin, pa shenje jete.

Materialet për këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.