Pas shumë orësh në ndjekje, përfundon pengmarrja për borxhin e pakthyer 4 mijë euro në Velipojë. Mësohet se Policia ka arrestuar pengmrresin dhe ka liruar pengun.

Siç raporton Shkodra News, autori është identifikuar Dodë Gj., ndërsa Pjetër Narka është personi i marrë peng.

PENGMARRJA
Pengmarrja ka ndodhur gjate nates ne Velipoje për një borxh të pashlyer prej 4 mijë eurosh. Forcat e rendit ngritën gjatë natës edhe një postbllok në aksin Shkodër-Velipojë për të bërë të mundur arrestimin e autorit, operacion që vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas Tv Klan mjeti ku ishte futur pengu nuk iu bind postbllokut të policisë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.

Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të mjetit dhe po punon për lokalizimin dhe më pas lirimin e personit të marrë peng. Identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit. Mësohet se policia ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, duke sjellë kështu edhe arrestimin e tij dhe lirimin e pengut