Dy konflikte për motive të dobëta janë regjistruar gjatë ditës së diel në Durrës.
Në të dy rastet, personat e përfshirë në sherre janë konfliktuar në zonat turistike të bregdetit të Durrësit, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit dhe në zonën e plazhit.
Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedimin penal për protagonistët e dy sherreve, që janë mbyllur me lëndime fizike.
Vlen të theksohet se konfliktet për motive të dobëta kanë qenë të shumta në Durrës në 3 ditët e fundit. Nga statistikat e policisë, rezulton se 7 sherre, ku nuk ka munguar përdorimi i shkelmave dhe grushtave, janë regjistruar në zona të ndyshme të qytetit bregdetar 72 orët e fundit.
Njoftimi i policisë Durrës
- Më datë 13.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Gjiri i Lalzit”, ka goditur me grusht shtetasit D.K e S.S, vjeç 25 e 25, banues në Elbasan e Malësi e Madhe. Neni 90 i Kodit Penal.
- Më datë 13.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit I.K dhe B.D, vjeç 37e 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 12.08.2017, në lagjen nr. 13, kanë goditur me grusht njëri -tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.





