Një shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë ditës së sotme.

36- vjeçari G.R., ishte dënuar nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.1228, datë 17.12.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale" Vjedhja" e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.