Një trafikant droge shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Britanisë nën akuzën e mashtrimit dhe prej faktit se ishte i kërkuar për trafik narkotikësh.

Në fillim, para arrestimit te tij, ai ka nisur të deklarojë përpara policëve se kishin ngatërruar njeri, pasi ai ishte një shtetas portugez me emrin Samuel Alves.

Të bindur në saktësinë e informacioneve të tyre, policia ka pranuar sfidën e shqiptarit 20-vjeçar dhe i ka kërkuar të flasë portugalisht… por i riu ka ngecur e për rrjedhojë ka përfunduar në komisariat.