Një shqiptar, i cilësuar si koka e një bande kriminale, i cili përfitoi mbi 365 mijë paund nga furnizimi me kanabis i bandave në Plymouth, duhet të paguajë 54 mijë paund përpara se të deportohet.

31 – vjeçari Laver Sakaj, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg në shkurt, për drejtimin e një pjese të operacionit për furnizimin me rreth 50 kilogramë kanabis nga Birmingham në Plymouth.

Si rezultat i një hetimi të gjerë, të koduar ‘Operacioni Madras’, 8 persona u dënuan për futje të drogës në qytet, pasi i fundit u kap duke e futur fshehur atë në Romë.

Sakaj jetonte ilegalisht në Britani. Ai drejtonte operacionin kriminal sëbashku me kunatin e tij Shkëlzen Hasani, 29 vjeç.

Kur Sakaj u arrestua në shtëpinë e tij në Kingswinford, atij iu gjetën më pak se 10 mijë paund ‘kesh’.

Mbrojtja deklaroi se shqiptari kishte përfituar vetëm 9 mijë paund, por hetuesit insistuan se ai kishte përfituar më shumë, mbi të gjitha prej një mosmarrëveshje për një urdhër siguracioni me vlerë 30 mijë paund, mbi një Mercedes.

Çështja ishte shtyrë deri më sot, kur u pranua se Sakaj kishte përfituar rreth 365,293 paund nga veprimtaria kriminale.

Në seancën gjyqësore, Sakajt iu tha se duhet të paguante 54,128.75 paund, ose në të kundërt do të qëndronte edhe 15 muaj të tjerë në burg.

Pas dënimit ai do të deportohet drejt Shqipërisë.