Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje të rënda nga ana e tyre në timon.

Ai që ka rezultuar me shkeljen më të rëndë është 18-vjeçari H.K., i cili në rrugën Fushë Krujë-Kamëz, në Arameras, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”, i larguar nga vendi i aksidentit, është përplasur me motorin tip “Kavasaki”, që drejtohej nga shtetasi I.B, vjeç 23 banues në fshatin Borizane, Krujë, i cili është aksidentuar dhe ka vdekur në spital.  

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe shtetasin kosovar N.Ç, vjeç 33, banues në Francë, pasi më datë 10.08.2017, në lagjen nr. 15/1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, mjetin tip “Tiguran”.